Site icon Telegrafi

MPJ e Maqedonisë: Në rast të evakuimit ambasada në Kinë është e gatshme që t’i kthejë shtetasit tanë

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut vazhdon të monitorojë rregullisht situatën në lidhje me përhapjen e koronavirusit në Kinë dhe masat e marra për të luftuar atë.

Në këtë kontekst, vëmendje e veçantë i kushtohet shtetasve të Maqedonisë së Veriut që banojnë në zona të rrezikuara, veçanërisht në qytetin Vuhan dhe zonën më të gjerë, por edhe në qytete dhe rajone të tjera në Kinë.

“Aktualisht nuk ka evakuim të plotë të shtetasve të huaj nga Pekini dhe pjesët e tjera të Kinës. Në rast të organizimit të tyre, Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’i informojë me kohë qytetarët e Maqedonisë që janë në territorin kinez dhe do t’i informojë ata për procedurën e nevojshme”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Nga atje shtojnë se shtetasit tonë mund edhe me vetë angazhim të kthehen në Maqedoni duke respektuar rregulloret e autoriteteve kompetente të secilit shtet gjatë tranzitit./Telegrafi/

Exit mobile version