Ministria e Jashtme, në reagimin në lidhje me seancën e sotme me dyer të mbyllura të Komisionit për politika të jashtme, thekson se kjo nuk ka qenë as vendim dhe as qëllimi i Ministrisë, por u vlerësua se ishte e nevojshme për shkak të konfidencialitetit të disa temave në tezat që ishin të një natyre të ndjeshme.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme sqarojnë se në përputhje me praktikën e përcaktuar, ata kanë dorëzuar tezat para caktimit të kandidatëve për ambasadorë të Republikës së Maqedonisë në Hungari, Spanjë, Slloveni, Emiratet e Bashkuara Arabe, Republikën Federale të Gjermanisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Austrisë, Suedisë, Ukrainës , si dhe në organizatat ndërkombëtare në Vjenë.
“Duke pasur parasysh rëndësinë e marrëdhënieve të Republikës së Maqedonisë me vendet dhe organizatat ndërkombëtare dhe se ambasadat në vendet e mësipërme dhe organizatat ndërkombëtare në Vjenë kanë qenë për një kohë të gjatë pa ambasadorë, u vendos nevoja për zbatimin e shpejtë të procedurës së referimit”, thuhet në deklaratën e MPJ së Maqedonisë./Telegrafi/