Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Zoran Popov sot i pranoi dhe ju kërkoi falje përfaqësuesve të organizatës joqeveritare nga Republika e Koresë të cilët u sulmuan gojarisht me thirrje raciste dhe ksenfobike nga një qytetar maqedonas në qendër të Shkupit.
Nga MPJ njoftojnë se dënojnë ashpër këtë akt të gjuhës së urrejtjes, racizmit, ksenofobinë dhe mostolerancën dhe se organet kompetente duhet të zbulojnë dhe dënojnë kryesin.
Në njoftim theksohet se lufta kundër gjuhës së urrejtjes, racizmit, diskriminimit racor, ksenofobisë dhe lloje të ndryshme të mostolerancës duhet të jenë ndër vlerat kryesore të shoqërisë tonë, posaçërisht duke marrë parasysh dimensionin multikultoror.
Kjo luftë, sipas MPJ-së, duhet të jetë detyrim për institucionet por edhe për qytetarët dhe shtetin tonë./Telegrafi/