Site icon Telegrafi

MPJ e Maqedonisë: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët që gjenden në zonat e prekura nga moti i keq në Greqi

Ministria e Punëve të Jasthme përmes një kumtese bën të ditur se nëpërmjet Ambasadës në Athinë dhe Konsullit të Përgjithshëm në Selanik, është në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët e Maqedonisë së Veriut që u gjendën në zonat e prekura nga moti i keq që ka kapluar Greqinë, respektivisht në rajonin e Agios Ioanis, në lindje të Pelionit në Magnezia, Thesalia juglindore.

Siç njoftojnç nga MPJ, bëhet fjalë për 15 qytetarë tanë, të gjithë janë në vend të sigurt dhe në gjendje të mirë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Diplomatët tanë janë në kontakt edhe me përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale ku informohen për lokacionet ku ndodhen qytetarët tanë”, njoftojnë nga MPJ.

Ata shtojnë se në Greqi, institucionet informojnë se po punohet intensivisht për pastrimin e rrugëve; autoritetet po marrin të gjitha masat për furnizimin e rajonit me ushqim dhe ujë, ndërsa problemi me furnizimin me energji elektrike tashmë është rregulluar./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version