Telegrafi

MPJ e Maqedonisë: Është turp që organet shtetërore të Serbisë të na emërojnë me IRJM

Ministria për Punë të Jashtme e Maqedonisë, përmes rrugëve diplomatike kërkon korrigjim urgjent të emërimit të Maqedonisë nga ana e organeve shtetërore të Republikës së Serbisë, kumton MPJ, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Reagimi vjen pas paraqitjes së emërimit të Republikës së Maqedonisë me referencën dhe shkurtesën IRJM, të pikë-pagesave rrugore të Serbisë. Shfrytëzimi i referencës dhe shkurtesës në vend të emrit kushtetues të Maqedonisë është në kundështim me lidhje e vendosura diplomatike, gjegjësit në mes Maqedonisë dhe Serbisë.

Lexo po ashtu Në pikë pagesat e Serbisë, Maqedonia njihet si IRJM (Foto)

“Kjo mospërputhje duhet të korrigjohet menjëherë. Besojmë se një provokim i tillë fyen ndjenjat e qytetarëve të Maqedonisë dhe nuk është një reflektim i fqinjësisë së mirë. Është e papërshtatshme dhe e turpshme që të emërohemi në mënyrë të ofenduar mes fqinjëve”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë. /Telegrafi/