Telegrafi

MPJ e Maqedonisë dërgon notë deri tek MPJ-të e Sllovenisë dhe Kroacisë

Lidhur me bllokimin e transportuesve të Maqedonisë në kufirin italo-slloven, informojmë se dje u sigurua një kolonë për një numër transportues të Maqedonisë, të cilët u shoqëruan nga policia sllovene dhe kaluan përmes territorit slloven, në rrugë për në destinacionin përfundimtar Republika e Maqedonisë së Veriut, informojnë nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të gjitha burimet dhe përpjekjet e saj, përmes misioneve diplomatike dhe konsullore në Lubjanë dhe Zagreb, kërkon të sigurojë tranzitimin sa më shpejt të jetë e mundur përmes territorit slloven dhe kroat dhe kthimin e sigurt të të gjithë transportuesve tanë.

Gjithashtu i dërguam një notë MPJ-ve të Sllovenisë dhe Kroacisë, duke kërkuar përfshirjen e shpejtë të transportuesve të Maqedonisë (automjete të lehta, furgonë, autobusë dhe kamionë) në kolonat e ardhshme të planifikuara nga ana sllovene dhe kroate. Në këtë kontekst, Ministri Nikolla Dimitrov është në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Sllovenisë për Punë të Jashtme, Shtabin e Krizës dhe Ambasadorin Jazbec.

Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë dhe Shtabi i Krizës raportojnë se të paktën 3.000 transportues janë duke pritur në vendkalimet kufitare italo-sllovene dhe sigurojnë që ata vazhdimisht janë duke organizuar kolona, duke i kushtuar vëmendje pjesëmarrjes së drejtë të transportuesve nga të gjitha vendet e rajonit./Telegrafi/