Site icon Telegrafi

MPJ e Maqedonisë, 185 mijë euro për rekonstruimin e ambasadave

Ministria e Punëve të Jashtme për vitin 2019 planifikon t’i rinovojë ambasadat në Bern, Lubjanë, Budapest dhe Paris. Kjo thuhet në programin vjetor për furnizime publike të Ministrisë për këtë vit. Punët ndërtimore në këto pesë objekte është vlerësuar se do kushtojnë thuajse 185 mijë euro.

Më së shumti para shtetërore janë paraparë për rinovimin e ambasadës në Paris, diku rreth 150 mijë euro. Por edhe vitin e kaluar, ministria sipas planit vjetor, ka rindërtuar ambasada në mbarë botën – Berlin, Beograd, Athinë, si dhe rindërtimin e apartamentit në Romë. Punët ndërtimore vitin e kaluar në krahasim me këtë vit kanë kushtuar dyfish më pak, ose rreth 90 mijë euro. Të dhënat për rehabilitimin e objekteve janë të shënuara në planet vjetore për prokurimet publike të

Ministrisë së Punëve të Jashtme. Megjithatë, revizori shtetëror në raportin e fundit mbi punën e ministrisë tregoi se janë bërë një numër parregullsish gjatë zbatimit të ligjit për prokurimin publik. Në raportin për revizionin e dokumenteve financiare në Ministrinë e Punëve të Jashtme duke iu referuar vitit 2017, është vërejtur se Ministria nuk e ka njoftuar Byronë e Prokurimit Publik për marrëveshjet e lidhura të ambasadave.

“Pas zbatimit të procedurave në Përfaqësitë diplomatike- konsullore, nuk lidhen kontrata për furnizim publik me ofertuesin, oferta e të cilit është zgjedhur si më e volitshme në bazë të ofertës teknike dhe financiare”, thuhet në Raportin e revizionit për MPJ-në.

Sipas ndryshimeve në Ligjin për Furnizime Publike që do të hyjë në fuqi më 1 prill, për furnizimet publike për Përfaqësitë Konsullore Diplomatike deri në 20 mijë euro për mallra dhe shërbime dhe deri në 50 mijë euro për punime, nuk do të vlejë Ligjit për furnizime publike./Alsat/

Exit mobile version