Site icon Telegrafi

MPJ e Greqisë: Reformat dhe emri janë kushtet për antarësimin e Shkupit në BE

Reformat dhe zgjidhja e çështjes së emrit janë kushtet kryesore për integrimin në BE, ndërsa duhet të jetë e qartë se vendimet nuk i merr Komisioni, por Këshilli i BE-së, ku Greqia qartë ka formuluar pozicionet e sajë, theksojnë nga Ministria e Jashtme e Greqisë në lidhje me raportin e KE-së për progresin e Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Siç njofton korrespondetja e AIM-së nga Athina, Ministria e Jashtme e Greqisë, në deklaratën thuhet se Greqia mbështet zgjerimin e BE-së, por vendet kandidate duhet t’i përmbushin kushtet e vendosura.

“Si problemet kryesore evropiane, rajonale dhe interesat greke për Ballkanin Perëndimor janë: përparimi i dialogut në mes Beogradit dhe Prishtinës, përparimi thelbësor dhe i qëndrueshëm i Shqipërisë në lidhje me pesë prioritetet kryesore, si dhe vazhdimësia e reformave në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë ku Bashkimi Evropian i ka si parësore. Gjithashtu, zgjidhja e çështjes së emrit është një ndër pjesët e pashkëputshme parakushteve të vendosura, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë. /Telegrafi/

Exit mobile version