Site icon Telegrafi

MPJ e Greqisë përshëndet ndërrimin e emrit të aeroportit dhe autostradës në Maqedoni

Me vendim të Qeverisë së Maqedonisë, aeroporti ”Aleksandri i madh” në Shkup do të riemërohet në Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit, ndërsa autostrada që bënë pjesë në korridorin 10 që mbante emrin e Aleksandrit do të emërohet në ”Autostrada Miqësia”.

Këtë vendim Qeveria e Maqedonisë e solli që të zvogëlohen konfliktet mes shtetit të Maqedonisë dhe Greqisë, në vigjilje të bisedimeve për emrin e Maqedonisë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë e ka përshëndetur këtë vendim të Qeverisë së Maqedonisë duke potencuar se janë të qëndrimit se është hapur epokë e re e komunikimit mes dy shteteve.

Vendimi për ndërrimin e emrit të aeroportit dhe autostradës do të thotë hapje e një kapitulli të ri dhe një hap për gjërat që të bëhen më pozitive. Hap i rëndësishëm për të ardhmen e të dy vendeve” thuhet në komunikimin e Ministrinë e Punëve të Jashtme. /Telegrafi/

Exit mobile version