Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë sot uroi nënshkrimin e protokollit të Republikës së Maqedonisë në Aleancën veriatlantike, duke shprehur mirëseardhje të partnerit të ri të NATO-s.
“Republika e Maqedonisë së Veriut e ardhshme është në rrugën të bëhet bashkëpunëtor i NATO-s. Protokolli është nënshkruar, tash presim ratifikimin e secilit vend anëtar”, shkruhet në profilin zyrtar të MPJ-së Gjermane në Twitter.
Nga ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë i urojnë mirëseardhje partnerit të ri të NATO-s./Telegrafi/
The future Republic of North Macedonia is now enroute to becoming a @NATO Ally! The Accession Protocol is signed, now waiting for ratification by each Member State. Thanks to the name agreement between Skopje and Athens we are looking forward to welcoming a new #NATO Partner! pic.twitter.com/nMyOTpSLrX
— GermanForeignOffice (@GermanyDiplo) February 6, 2019