Burime të Agjencisë së lajmeve AIM brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë thonë se ministri Nikolla Dimitrov nuk ka biseduar për ndonjë propozim konkret, respektivisht nuk kanë folur aspak për çështjen e emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky burim ka thënë se çështja e emrit është një proces që kërkon seriozitet, kujdes dhe përfshirje të të gjithë veprimtarëve të mëdhenj politik në vend.
Sipas tyre, MPJ-ja punon në kthimin dhe përmirësimin e pozitave ndërkombëtare të Maqedonisë dhe se është e përqëndruar që ta bind Greqinë që integrimet të bëhen me referencën e përkohshme./Telegrafi/