Telegrafi

MPJ: Deri në këtë moment nuk ka të vrarë apo të lënduar nga Maqedonia

Ministria e punëve të jashtme të Maqedonisë shpreh ngushëllime të thella për familjet e të gjithë të vrarëve dhe të lënduarve në sulmin terrorist në Munih, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Njëkohësisht, MPJ njofton se është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet kompetente në Gjermani dhe deri në këtë moment, nuk ka informata për shtetas të lënduar ose të vrarë të Maqedonisë.

Për të gjithë çështjet lidhur me sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë të cilët për momentin gjenden në Gjermani, ministria rekomandon të drejtoheni në telefonat kujdestar në përfaqësitë diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë në Gjermani dhe në MPJ të Maqedonisë.

Konsullata e përgjithshme e Republikës së Maqedonisë në RF të Gjermanisë

Personi për kontakt: Blerta Sali

Telefoni Celular: +491 763 063 50 87

Adresa: Brienner Straße 56, 80333 München

/Telegrafi/