Ministria e punëve të jashtme e Republikës së Maqedonisë i dërgoi notë proteste Zyrës greke për lidhje në Shkup, si përgjigje për notën e mbrëmshme verbale nga ana e shefit të Zyrës, ambasadorit Theocharis Lalakos, e cila u prezantua personalisht në bisedë me Ministrinë.
– Forcat e sigurisë të Maqedonisë gjatë incidenteve të mbrëmshme të dhunshme, vepruan me përmbajtje maksimale të mundshme, me përgjegjësi dhe profesionalizëm dhe njëkohësisht vepruan proporcionalisht me sfidën për sigurinë nga protestat e dhunshme dhe përpjekjet agresive të grupeve më të mëdha të emigrantëve për ta kaluar në mënyrë ilegale kufirin Maqedoni-Greqi, përfshi edhe përpjekjen për shpërthim të rrethojës kufitare mbrojtëse, thuhet në notën e protestës së Ministrisë për punë të jashtme, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në notën e protestës të publikuar në ueb faqen e MPJ, njëkohësisht kërkohet një angazhim i përforcuar nga autoritetet greke të sigurisë me qëllim të shmangies së incidenteve të këtilla në të ardhmen./Telegrafi/