Telegrafi

MPJ dënon vandalizmin në disa varre ortodokse në Lipjan

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dënoi ashpër vandalizmin e disa gurëve të varrezave ortodokse serbe në komunën e Lipjanit.

Ministria e Punëve të Jashtme kërkon nga organet e rendit dhe të hetuesisë të bëjnë gjithçka është e mundur për të zbuluar dhe nxjerrë përpara drejtësisë autorët e këtij incidenti kriminal.

“Për Republikën e Kosovës, bashkëjetesa, raportet dhe harmonia ndëretnike, janë të shenjta”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

Ministria e Punëve të Jashtme konsideron se edhe incidenti në fjalë është kundër interesave të Kosovës dhe se autoritetet shtetërore do të bëjnë të pamundurën që raste të këtilla të mos përsëriten. /Telegrafi/