Site icon Telegrafi

MPJ: Deklarata e konsullit të nderit të Letonisë është gënjeshtër

Ministria e Punëve të Jashtme reagoi ndaj deklaratës së konsullit të nderit të Letonisë, biznesmenit Zoran Mitrovski, në seancën për rastin “Haraçi” dhe e cilësoi atë si gënjeshtër.

Në reagim thuhet se me ish-ambasadorin jo-rezident të Letonisë në vend Alberst Sarkanis, ministri Dimitrov pati bisedë shumë të shkurtër, mjaft informale gjatë një kokteji diplomatik, i cili nuk kishte të bënte me rastin “Haraçi”.

“Është e vërtetë që ambasadori përmendi konsullin e nderit të Letonisë, biznesmenin Zoran Mitrovski, në atë bisedë joformale, por vetëm për t’u ankuar se ai ishte përmendur në media si i dyshuar në një hetim të hapur, ndërsa tema “Haraçi”nuk u përmend asnjëherë”, thuhet në deklaratë.

Më vonë, sipas protokollit, kabineti i Dimitrovit kërkoi takim me konsullin e nderit në mënyrë që të merrte informacione të mëtejshme, por ishte konsulli Mitrovski që nuk kishte asnjë interes për një takim zyrtar dhe kurrë nuk mori pjesë në mbledhje, shtohet në deklaratë./Telegrafi/

Exit mobile version