Site icon Telegrafi

MPJ: Athina të mos shpikë, por ta respektojë të drejtën

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Maqedonisë ka raguar ndaj seklaratës së kryeministrit grek Alexis Tsipras lidhur me kontestin e emrit gjatë vizitës së tij në Beograd. Nga MPJ thonë që Greqia të mos shpik kanosje, por të respektohet e drejta që të ndërtohet partneritet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të mos shpiken kërcënime, por të respektohet e drejta dhe të ndërtohet partneritet. Secili njeri në rajonin tonë shumë mirë e di kush është Greqia, e kush Maqedonia. Kërcënime për irredentizëm nuk ka dhe nuk do të ketë nga Maqedonia drejt Greqisë. Më mirë për të gjithë do të jetë dhe të mos shpikim. Propozimi ynë është të ndërtojmë ura, besim dhe projekte të përbashkëta në interes të të gjithëve”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

MPJ gjithashtu në këtë reagim gjithashtu i bëri thirrje kryeministrit grek që të përkushtohet sa më shumë në projekte mes dy vendeve, që të dy shtetet të kenë përfitime./Telegrafi/

Exit mobile version