Telegrafi

MPJ me aktivitete konkrete për zgjidhjen e problemit në vendkalimin Evzoni

Ministria Punëve të Jashtme e Maqedonisë gjatë ditëve të kaluara ndërmori aktivitete konkrete në drejtim të tejkalimit të problemit në bllokadën në vendkalimin kufitar Evzoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga MPJ, i është dërguar notë proteste Ministrisë së Punëve të Jashtme në Greqi, në të cilën kërkohet të zgjidhjet problemi në afat sa më të shpejtë.

Nga MPJ shtojnë se, letra i është dërguar edhe Komisionit Evropian, në të cilën MPJ potencon se me bllokadën rrjedhëse në vendkalimin kufitar shkelet marrëveshja për stabilizim dhe asociim me BE-në, të cilën e ka nënshkruar edhe Greqia dhe garanton liri të lëvizjes së mallrave dhe njerëzve./Telegrafi/