MPB Maqedoni njofton se Sektori për Punë të Brendshme Shkup e ka zbardhur ngjarjen penale nga 01.04.2024 në fshatin Haraçinë të Shkup, kur është raportuar se te kryetari i Komunës së Haraçinës R.I dhe persona të tjerë të punësuar në komunë, teksa kanë qenë duke kontrolluar punime ndërtimore, nga personi N.N me armë automatike janë gjuajtur disa predha me çka janë lënduar E.S. (39) dhe A. A. (22).
“Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, zyrtarë policorë nga Njësia për Krime të Dhunshme – Departamenti për kundërvajtje ndaj gjakut dhe delikteve seksuale në SPB Shkup, në koordinim me Prokurorinë e Shkupit, kanë ndërmarrë veprime të shumta operative taktike dhe hetimore, gjatë të cilave është konstatuar identiteti i kryerësit”.
“Pas kompletimit të plotë të materialeve zyrtare dhe raporteve të kryera të ekspertizës, me datë 16.07.2024, në Prokurorisë Shkup është paraqitur kallëzim penal kundër M.A. (36) për veprën e kryer “vrasje e mbetur në tentativë”, e parashikuar dhe e dënueshme sipas nenit 123 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal”, thonë nga MPB./Telegrafi/