Site icon Telegrafi

MPB: Vrasja e 21-vjeçarit nuk duhet të merr konotacion etnik (Video)

Këtë mëngjes në orën 08:00 ka ndërruar jetë N.S (21), i cili më 29 qershor u sulmua fizikisht nga tre persona, në stacionin e autobusëve në bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë”.

Ministria e Punëve të Brendshme më 30 qershor raportoi për rastin, duke thënë se N.S është sulmuar fizikisht nga tre persona, të cilët kanë dalur nga një makinë “Mercedes”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Shkup, ndërron jetë 21-vjeçari që para 10 ditëve u sulmua në Autokomandë

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski tha se nuk është puna e tyre si polici të merren me mundësitë për rikualifikimin e veprës, pasi këtë vlerësim duhet ta bëjë prokuroria. Pas disa mobilizimieve në rrjetet sociale nga grupi i tifozëve “Komitët” për të marrë hakun e djalit që poashtu kishte qenë pjesë e “Komitëve”, Angellovski bëri apel për qetësi.

Ai tha se në këtë rast nuk duhet të përfshihen as politika dhe as etnia, pasi sipas tij, dhunuesi është dhunues.

“Mos e shikoni prapavijën politike. Në të kaluarën kjo tentohej të futet në bisedë. Njerëz, dhunuesi është dhunues, U bëj apel të gjithë juve që shkruani që dhunuesin ta përjetojnë si dhunues. Nuk ka rëndësi a është shqiptar ose maqedonas. Ai që është dhunues do të japë llogari pasi drejtësia funksionin. Të dyshuarit janë në paraburgim. Nuk kanë ku të ikin”, deklaroi Angellovski.

https://www.youtube.com/watch?v=renx0vKCF9g

Exit mobile version