Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka dalë me të dhëna të rreja rreth vjedhjes në NLB bankë ku u morën mbi 2 milionë franga dhe mbi 500 mijë euro, njofton Telegrafi Maqedoni.
Pas hetimeve të kryera dhe dëshmive të siguruara, policia ka dorëzuar në Prokurorinë themelore publike raport për personin G.S (43), vëllai i të dyshuarit të parë, B.S, pastaj për E.P (24), i punësuar në NLB bankë, si edhe për B.M (38), shok i B.S, që të gjithë nga Shkupi.
Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale ”shmangje”, ”ndihmë” me çka të dyshuarit të parë, B.S i kanë ndihmuar në kryerjen e veprës penale të përfitimit të paligjshëm prej 2.4 milionë franga zvicerane dhe 645.000 euro.
MPB-ja bën të ditur se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar edhe më tej për të ndriçuar rastin./Telegrafi/