Site icon Telegrafi

MPB do të shënojë Ditën e Policisë, fton qytetarët të marrin pjesë në aktivitete (Video)

Me rastin e Ditës së Policisë (7 maj) Ministria e Punëve të Brendshme gjatë fundjavës së ardhshme do të organizojë disa aktivitete, në të cilat presin numër të madh të qytetarëve.

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, sot në konferencë për shtyp tha se shënimi i Ditës së Policisë do të fillojë të premten në kazermën në Gjorçe Petrov, ndërsa do të vazhdojë në Ohër më 5 maj, Shtip më 6 maj dhe në Shkup më 7 maj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qytetarët do të mund të shohin pajisjet me të cilat disponon Policia e Maqedonisë, si dhe do të kenë mundësi të marrin pjesë në trajnimet e policisë në të gjitha njësitet e MPB-së”, tha Angellovski.

Ai tha se i ftojnë të gjithë qytetarët të marrin pjesë dhe të binden vetë për gatishmërinë e policisë së shtetit./Telegrafi/

Exit mobile version