Telegrafi

MPB do të sanksionojë policët që penguan protestat e aktivistëve kundër forcave amerikane

Në lidhje me ngjarjet e djeshme rreth protestave me rastin e prezantimit të makinave ushtarake të SHBA-ve, Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate thotë se Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe profesionale pranë MPB-së, me urdhër të MPB-së ka filluar hetimet të detajuara për sjelljen e policëve gjatë protestave të disa aktivistëve qytetar.

Nga MPB thonë se pasi të vërtetohen ngjarja, policët që nuk janë sjellur si duhet do të sanksionohen, njofton Telegrafi Maqedoni.

“E drejta për protesta është e pacënueshme dhe e garantuar me Kushtetutën e Maqedonisë, dhe mes tjerash policia ka detyrë t’i mbrojë, ashtu siç ka detyrë ta mbrojë edhe rendin dhe qetësinë publike dhe sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Nga MPB gjithashtu demantojnë të gjitha informacionet për arrestim të disa personave në lidhje me ngjarjen e djeshme./Telegrafi/