Telegrafi

MPB do të padit të punësuarin në Agjencinë për zbulim, i cili shkaktoi incident para stadiumit

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) do të ngrit padi penale kundër 25-vjeçarit Bllagojçe Ristovski, i punësuar në Agjencinë për zbulim, i cili i arrestua mbrëmë para fillimit të ndeshjes së Super Kupës në Shkup.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në konferencë për shtyp informoi se padia penale kundër “zbuluesit” do të ngritet pasi ai ka tentuar të pengojë person zyrtar në kryerjen e detyrave të tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Personat zyrtar nuk mund të pengojnë zyrtarët tjerë në kryerjen e detyrës. MPB do të ngrit padi penale, ndërsa pres që edhe institucioni i tij të merr masat e nevojshme”, tha Spasovski.

Bllagojçe Ristovski u arrestua mbrëmë pasi nuk lejoi që ndaj tij të kryhen kontrollet e zakonshme për t’u futur në stadium nga ana e zyrtarëve policorë./Telegrafi/