Të gjitha departametet për punë administrative të MPB-së do të punojnë sot dhe nesër, me çka qytetarët do të mund të marrin letërnjoftime edhe gjatë këtyre dy ditëve.
Të gjitha kërkesat për nxjerrje të letërnjoftimit, në rast se është i dëmtuar, i humbur ose i vjedhur, pas procedurës ligjore, do të miratohen në mënyrë urgjente në të gjitha Departamentet rajonale pranë Ministrisë për punë të brendshme, por vetëm në rast se dorëzuesi i kërkesës nuk posedon dokument tjetër biometrik.
Siç njoftojnë nga MPB, kërkesat për letërnjoftime do të pranohen dhe miratohen urgjentisht duke përfshirë edhe të shtunën deri në orën 16:30.
Menjëherë pas pranimit të kërkesave për letërnjoftime, Departamenti për informatikë do t’i përpunojë dhe do t’i dorëzojë te Sektori përkatës për shpërndarje të tyre në kohën e duhur.
Nesër, në ditën e zgjedhjeve, Njësitë për punë administrative do të punojnë vetëm për dhënien e letërnjoftimeve në periudhën nga ora 7 deri në orën 19./Telegrafi/