Site icon Telegrafi

MPB: Do të flasim hapur për kërkesat e sindikatave policore

Ministria për punë të brendshme është e hapur për bisedë dhe gjetje të zgjidhjes për secilën kërkesë ose propozim të organizatave sindikale të nëpunësve policor dhe të punësuarve tjerë në institucion, thonë nga MPB në lidhje me protestën e sotme të Sindikatës së pavarur të policëve.

Nga MPB bënë ftesë deri te përfaqësuesit e Sindikatës së policëve për takim të përbashkët ku do të diskutohen të gjitha problemet.

Lexo po ashtu Sindikata e policisë shpreh revoltën për Buxhetin e vitit 2018

“Pas ardhjes së udhëheqësisë aktuale të MPB-së janë ndërmarrë një sërë hapa për përmirësimin e kushteve të punës për të punësuarit e MPB-së. Në vijim janë aktivitete konkrete për përmirësim të standardit të punës së nëpunësve policorë, duke filluar nga furnizimi me pajisje policore bazë, diçka që nuk ka ndodhur tanimë një dekadë”, thuhet në deklaratën e MPB-së.

Thuhet se deri më tani në asnjë rast nuk kanë refuzuar asnjë propozim të sindikatave dhe se nuk kanë për qëllim të zgjidhin asnjë problem pa përfshirjen e sindikatave policore, por në të kundërtën, besojnë se vetëm së bashku mund t’i gjejnë zgjidhjet optimale./Telegrafi/

Exit mobile version