Site icon Telegrafi

MPB: Të dhënat fillestare nga autopsia flasin se nëna dhe bija nga Sllatina janë helmuar

Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Prokurorinë Themelore Publike Tetovë janë duke ndërmarrë masa dhe aktivitete për pastrimin e ngjarjes në fshatin Sllatinë të Tetovës, ku dje janë gjetur nënë dhe fëmijë të vdekur, thuhet në njoftimin e MPB-së.

“Të gjeturat fillestare nga autopsia e urdhëruar flasin për helmim si shkak të mundshëm të vdekjes së personave, andaj nga të ndjeret janë marrë mostra për analiza shtesë toksikologjike për të përcaktuar shkakun e helmimit.

Tek të vdekurit nuk u konstatuan gjurmë të tjera dhune.

Gjithashtu, me urdhër të prokurorit publik do të merren mostra të gjakut dhe urinës edhe nga anëtarët e tjerë të familjes babai dhe një fëmijë tjetër, për të kontrolluar praninë e mundshme të toksinave edhe në to”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga atje shtojnë se po merren masa të tjera për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/

Exit mobile version