Site icon Telegrafi

MPB do të dënojë edhe për aktivitete në internet për ndalimin e të drejtës së votës (Video)

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në kuadër të përgatitjeve për mbajtjen e referendumit sot deklaroi se policia është në detyrë që të mundësojë ambient demokratik zgjedhor. Ai njoftoi dënime për çdo përpjekje për të parandaluar të drejtën për të votuar.

“Maqedonia është një vend i lirë demokratik me sjellje evropiane. Çdo lloj presioni, kërcënimi apo shantazh gjatë votimit do të parandalohet dhe sanksionohet në përputhje me ligjet. Kjo vlen edhe për aktivitetet online. Çdo përpjekje për të penguar të drejtën e votës do të sanksionohet”, tha ministri Spasovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai rikujtoi se e drejta për të votuar është e paprekshme duke theksuar se sekreti i votës është i garantuar.

“Institucionet do të garantojnë zbatimin e pandarë të referendumit të 30 shtatorit. Çdo qytetar duhet të votojë me bindjen e tij dhe me vullnetin e tij. Zëri i qytetarëve vendos për të ardhmen e Maqedonisë. Policia është në detyrë që t’u mundësojë ambient demokratik të votimit dhe shprehje të lirë të vullnetit të qytetarëve”, thotë ministri Spasovski.

Referendumi ku qytetarët duhet të deklarohen se a janë për apo kundër anëtarësimit në BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë do të mbahet fundjavën e ardhshme më 30 shtator./Telegrafi/

Exit mobile version