Që nga momenti i emërimit të Talat Xhaferit për kryetarë të Kuvendit, nga Ministria e punëve të brendshme është dhënë urdhër për të mbrojtur atë, thotë Jordan Llamanovski, ndihmësi i ministrit Nuhiu. Por, në ditën e marrjes së postit, Talat Xhaferin e mbrojtën vetëm deputetët dhe jo policia, njofton Tv21.
Talat Xhaferi po sa e dha betimin dhe mori detyrën e kryetarit të Kuvendit, protestuesit u tërbuan dhe uzurpuan shtëpinë e demokracisë.
Llamanovski thotë se shefi i tij, Agim Nuhiu ka nënshkruar vendimin për formimin e strukturës së MPB-së për sigurimin e krye parlamentarin Xhaferi. /Telegrafi/