Ministria e Punëve të Brendshme i ka njoftuar qytetarët e Kosovës se sot (e premte) ka filluar furnizimi me targa.
Në njoftimin e bërë nga MPB thuhet se qytetarët mund të drejtohen në Qendrat për Regjistrim të Automjeteve në të gjitha komunat e Kosovës që të pajisen me targa.
“Ministria e Punëve të Brendshme i njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se: sot ka filluar furnizimi me targa, andaj qytetarët mund të drejtohen në Qendrat për Regjistrim të Automjeteve në të gjitha komunat e Kosovës që të pajisen me targa”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, MPB para disa ditësh kishte shpallur edhe kompaninë fituese për furnizimin me targa. /Telegrafi/