Site icon Telegrafi

MPB shqyrton mundësinë e heqjes së disa kufizimeve për biznese

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka pritur në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Në këtë takim, ministri Veliu me Rukiqin diskutuan për situatën e përgjithshme rreth menaxhimit të pandemisë COVID-19.

“Jemi të vetëdijshëm që ky sektor është goditur më së shumti si pasojë e masave kufizuese, andaj shqyrtuam mundësinë̈ e heqjes së disa kufizimeve për biznese”, tha me këtë rast ministri Veliu.

Po ashtu, në këtë takim u bisedua edhe për format e angazhimit të përbashkët për vetëdijesimin e bizneseve në zbatimin e masave mbrojtëse. /Telegrafi/

Exit mobile version