Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur konkurs për zyrtarë administrativë bazuar në Ligjin për Zyrtarët Publikë.
Sipas konkursit, numri i pozitave të lira është 200, ndërsa lloji i pozitës është nëpunës administrativ dhe mbështetës.
Konkursi është i hapur deri më 28 dhjetor, ndërkaq periudha e punësimit është për një vit me pagë 423 euro (bruto).
Vendi i punës është në Qendrat për Pajisje me Dokumente dhe Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve në Komunat e Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore, të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave që kërkohen për pozitën përkatëse.
Formularët për aplikim mund të tërhiqen nga web faqja e MPB-së në adresën https:/mpb.rks-gov.net, në recepcionin e MPB-së dhe të dorëzohen në Njësinë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në adresën: Rruga “Luan Haradinaj” p.n. (afër stadiumit) Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00. Aplikimi mund të bëhet edhe online në emailin: ahmet.sh.gashi@rks-gov.net. /Telegrafi/