Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (29.09.2022) ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në zonën e trafikut.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 141 gjoba, nga të cilat 19 sanksione për ngasje me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 13 gjoba për drejtim mjeti pa patentë shofer, pesë sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Gjashtë gjoba janë shqiptuar për përdorim të celularit, katër sanksione për kalim sinjalizim të mbyllur (semafori i kuq), nëntë sanksione për mospërfillje të kalimit, katër sanksione për shofer fillestar, 3 gjoba për kundërvajtje nga këmbësorët…
Kontrollet e përmirësuara të veprimit vazhdojnë.
“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.