Ministria e Punëve të Brendshme pasdite përmes një njoftimi sqaroi se lidhur me ngjarjet në Kuvend më 27 prill nuk është kryer kontroll në shtëpinë e I.J., nga Kumanova sepse një urdhër i tillë dha gjykatësja e procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Shkup 1, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në orën 06:15 minuta u vendos kontakt telefonik me gjykatësin e procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Shkupit 1, e cila u informua për gjendjen momentale (se askush nuk e hap derën) ku gjykatësja tha të mos procedurohet sipas urdhrit me shkrim (të mos hyjnë në banesë duke thyer derës e hyrjes”, sqarohet në njoftimin e MPB-së. /Telegrafi/