Në disa vende mbrëmë është thyer heshtja zgjedhore dhe janë regjistruar disa raste të presionit dhe tentim për blerje votash nga anëtarë të disa partive, si dhe shpërndarje e materialeve propaganduese me përmbajtje të programeve zgjedhore të kryetarëve të komunave, njoftojnë nga MPB.
Nga ministria shtojnë se incidente të mëdha në ditën e sotme nuk janë regjistruar, ndërsa paralajmëruan konferencë për shtyp në orën 13:00./Telegrafi/