Site icon Telegrafi

MPB: Reformat në administratën publike i kanë sjell Kosovës mbi 9 milionë euro nga Komisioni Evropian

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se reformat e bëra në administratën publike i kanë sjell Kosovës mbi 9 milionë euro nga Komisioni Evropian.

Sipas MPB-së, kjo shumë është ndarë në kuadër të Kontratës së Reformës Sektoriale për Reformat e Administratës Publike.

“Puna e Qeverisë së Kosovës, në kuadër të Kontratës së Reformës Sektoriale për Reformat e Administratës Publike në vitin 2018 dhe vitin 2019 rezultoi me mbi 9 milionë euro që janë disbursuar drejtpërdrejt në Thesarin e Shtetit”, thuhet në njoftim.

Që nga viti 2018, Qeveria e Kosovës zbaton Kontratën e Reformës Sektoriale për Reformën e Administratës Publike, e cila është nënshkruar me Komisionin Evropian në vitin 2017.

Qëllimi i kësaj kontrate është të mbështesë procesin e reformës në administratën e Kosovës me qëllim të rritjes së përgjegjësisë, transparencës dhe efektivitetit të administratës publike, me fokus më të madh në nevojat e qytetarëve dhe bizneseve. /Telegrafi/

Exit mobile version