Raportimet për gjoja të vendosje të bombave në shkolla, qendra tregtare dhe objekte në Shkup janë të rreme, njoftojnë nga MPB-ja pasi policët i kryen të gjitha kontrollet e nevojshme.
Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin se sot (08.02.2023) në ora 19:10 janë kryer të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme nga 16 shkolla të mesme dhe 5 objekte të tjera në Shkup pas marrjes së emaileve me kërcënim për vendosjen e mjeteve shpërthyese dhe u konstatua se bëhej fjalë për kallëzime të rrejshme.
Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve dhe më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga grupet e inspektimit antiterror dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rrejshme./Telegrafi/