Site icon Telegrafi

MPB: Punojmë intenzivisht për kapjen e vrasësit të Janushevit

Katër ditë pas vrasjes së futbollistit Martin Janushev, policia akoma është në kërkim të vrasësit. Nga MPB thonë se punojnë intenzivisht për zbardhjen e rastit në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike, por në interes të hetimeve, siç thonë, nuk zbulojnë detaje.

Në opinion dhe rrjetet sociale shkruhet për skenare të mundshme rreth këtij rasti, nga marrëdhëniet e tensionuara deri tek vrasje me urdhër, si dhe se vrasësi ka qenë i burgosur që ka pasur fundjavë të lirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas OBRM-PDUKM-së vrasësi ka ikur në një nga shtetet fqinje, ku fshihet akoma për shkak të siç thonë, reagimit jo në kohë të policisë dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Janushev u vra me disa plumba të premten pasdite rreth orës 17:40 në rrugën “Vlladimir Komarov” në lagjen Aerodrom./Telegrafi/

Exit mobile version