Telegrafi

MPB: Pronari i këmbimores në Kisella Vodë ka vrarë dy plaçkitës

Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me detaje rreth vrasjes së sotme të dy personave në një këmbimore në Kisella Vodë të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave, pronari i këmbimores ka gjuajtur ndaj dy plaçkitësve që janë munduar të vjedhin. Nga lëndimet e marra, të dy personat kanë vdekur në këmbimore.

MPB-ja bën të ditur se është duke punuar në drejtim të identifikimit të dy të vdekurve, të cilët kanë qenë të armatosur në momentin e tentimit të plaçkijtes, kur edhe janë vrarë nag pronari G. A (58) nga Shkupi.

Fillimisht ka patur përleshje fizike ndërmjet të vrarëve dhe vrasësit, e më pastaj pronari i këmbimores ka kryer edhe vrasjen e tyre. Trupat e të vdekurve janë ende në këmbimore. MPB nbën të ditur se e njëjta këmbimore është plaçkitur edhe para disa viteve, me ç’rast pronari ishte plagosur./Telegrafi/