MPB përgënjeshtron lajmin se nëpunës të policisë e kanë keqtrajtuar ish kryetarin e komunës Aerodrom, Ivica Konevski gjatë kontrollit të rëndomtë të kryer dje.
“Ministria për punë të brendshme, në lidhje me kontrollin e djeshëm të automjetit “Bmw 320″, pronësi e komunës Aerodrom, e drejtuar nga I.K. nga Shkupi, kategorikisht i hedh poshtë akuzat për ndonjë keqtrajtim nga nëpunësit policorë ndaj vozitësit gjatë kontrollit të rëndomtë rrugor”, thuhet në kumtesën e MPB-së.
Paraprakisht, Konevski reagoi se vetura në pronësi të komunës Aerodrom e ka ndarë Qeveria e Maqedonisë me dritat e veçanta të vendosura në të dhe MPB deri më tani asnjëherë nuk ka kërkuar largimin e tyre./Telegrafi/