Kandidatët për policë nga gjenerata 2017/18 nga 1 Qershori 2018 do të angazhohen profesionalisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme si praktikantë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç informojnë nga MPB, për këtë qëllim janë siguruar uniforma të reja të policisë.
“Të nderuar kandidatë për policë nga gjenerata 2017/18, ju informojmë se nga 1 Qershori 2018 do të filloj angazhimin tuaj profesional në Ministrinë e Punëve të Brendshme si praktikant. Ju apelojmë që ju të mos i nënshtroheni përpjekjeve për manipulimin të shkaktuar nga interesat personale të dikujt, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme. /Telegrafi/