Ministria e Punëve të Brendshme përmes një njoftimi ka konfirmuar incidentet e mbrëmshme në selinë qendrore të OBRM-PDUKM-së në Shkup, e cila nga persona akoma të panjohur është ngjyrosur.
“Më 23 qershor rreth orës 23:00 në njësinë për informacione dhe komandë në Shkup, personi përgjegjës i OBRM-PDUKM-së përmes telefonit ka denoncuar se në objektin që është pronë e partisë, nga ana e personave të panjohur është hedhur ngjyrë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur nënpunës policorë dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e këtij rasti”, thuhet në njoftimin e MPB-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga OBRM-PDUKM sot akuzuan se incidentin e ka organizuar dikush nga radhët e LSDM-së me disa persona në një lokal të njohur të Shkupit, të cilët tashmë kanë dosje në polici.
Ndërsa nga LSDM e dënuan sulmin dhe thanë se nuk kanë asnjë lidhje me këtë incident.
Me qëndrim në lidhje me incidentin e hedhjes ngjyrë mbi godinën e selisë së OBRM-PDUKM-së, dolën edhe nga partia e Janko Baçevit, “Maqedonia e Vetme”. Ata e këshillojnë partinë opozitare të mos hetojnë se kush ka hedhur ngjyrë, për shkak se, siç thuhet në kumtesën e kësaj partie, do ta zbulojnë të vërtetën e tmerrshme se selinë e vetë partisë./Telegrafi/