Site icon Telegrafi

MPB po heton kush ju ka ndihmuar Grujovskit dhe Boshkovskit të arratisen nga shteti

Arratisja e Goran Grujovskit dhe Nikolla Boshkovskit, të akuzuar nga PSP për përgjime joligjore është e organizuar, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme po heton kush i ka ndihmuar që dy të akuzuarit të shpëtojnë nga burgu.

Dy ish-drejtorë në drejtorinë e pestë në DSK, ku edhe është i vendosur sistemi për përgjime, në arrati janë për një muaj e gjysmë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Është zbuluar se Grujevski ka edhe indentitet të dyfishtë dhe pasaportë tjetër me emrin Vlladimir Varellov, bashkëqytetar i tij nga Velesi.

Spasovski sot në konferencë për shtyp nuk saktësoi se kush i’a ka dhënë pasaportën Grujevskit dhe a është larguar nga përdorimi. Ai tha se ata që kanë përgjuar ilegalisht do të përgjigjen.

Spasovski foli edhe për mungesën e policëve në terren në SPB Shkup, ku tha se mungojnë 860 policë, ndërsa në Ohër 150. Ai gjithashtu njoftoi se MPB ka refuzuar kërkesën e Nikolla Gruevskit për 20 truproje tjerë të tij, duke theksuar se për një gjë të tillë nuk ka nevojë./Telegrafi/

Exit mobile version