Rreth 800 mijë migrant nga fundi i vitit 2015 deri në vitin 2016 kanë tranzituar përmes Maqedonisë, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo është më shumë se një e treta e numrit të banorëve në Maqedoni.
Në pritje të valës së re, emigrantët përsëri, dje eurokomesari Mimica në mbledhjen e Këshillit të Evropës ka porositur se pritet të vazhdojë bashkëpunimi i mirë mes Maqedonisë dhe BE-së në këtë fushë, por ka potencuar se ajo nuk duhet të keqpërdoret sepse ajo nuk do të thotë se BE do t’i mbyll sytë para çështjeve lidhur me demokracinë dhe sundimin e ligjit. /Telegrafi/