Me dhurimin e artikujve ushqimorë, Ministria për punë të brendshme e Republikës së Maqedonisë e përkrahu aksionin e Ambasadës së SHBA-ve për dhurimin e gjakut dhe grumbullimin e artikujve ushqimorë që u mbajt sot, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në emër të Ministrisë, donacionin e dorëzoi ministri Oliver Spasovski, ndërsa delegacioni i MPB-së morri pjesë në aksionin për dhurimin e gjakut.
Aksioni u organizua për nder të viktimave dhe personave që ndihmuan në ballafaqimin me pasojat e sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të qytetit të Shkupit dhe Institutit për transfuziologji.
Ky aksion ka për qëllim të ndihmojë mbushjen e rezervave të gjakut në Kryqin e Kuq dhe të sigurojë ushqim dhe mjete tjera të nevojshme për familjet në nevojë gjatë dimrit të ardhshëm./Telegrafi/