Site icon Telegrafi

MPB përgënjeshtron, nuk ka rregulla dhe gjoba të reja për komunikacionin në Maqedoni

Ministria për punë të brendshme thekson se informata që sot është publikuar në disa portale për rregulla dhe gjoba të reja për komunikacionin janë plotësisht të pavërteta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për informatë të përpunuar në lidhje me Ligjin për siguri në komunikacion nga tetori i vitit 2015, kur në fakt janë bërë ndryshimet e përmendura në këtë ligj dhe që atëherë iu prezantua publikut të Maqedonisë nga MPB-ja. Ajo informatë, këtë herë është “rregulluar” dhe vendosur në kontekstin aktual duke sugjeruar një politikë të re të gjobave dhe rregullave të komunikacionit.

“Duke mos hyrë në motivet e krijimit të këtij lajmi të rrejshëm, MPB apelon deri te të gjitha mediat dhe punëtorët mediatik të respektojnë standardet profesionale dhe etikën, sepse mënyra e këtillë e punë përveç se do të bëjë dezinformim të publikut, askujt nuk i sjell dobi. MPB gjatë muajve të kaluar tregoi në vepër se është fuqishëm e përkushtuar për transparencë dhe llogaridhënie në punën e saj, ndërsa qasja ndaj mediave është e hapur, në interest të mediave dhe të publikut”, thuhet në kumtesën e MPB-së./Telegrafi/

Exit mobile version