Ministria për Punë të Brendshme njofton se Departamenti i Kontrollit të Brendshëm vepron pas rastit me oficerin e policisë A.S. dhe postimet e tij në rrjetin social “Facebook” në lidhje me sulmet e Hamasit ndaj Izraelit.
Kundër tij siç, informojnë nga MPB, do të fillojë procedurë disiplinore, përkatësisht do të pasojnë sanksionet përkatëse.
“Qëndrimi i MPB dhe Qeveria është e qartë dhe e saktë. Ne dënojmë fuqishëm sulmet e grupit të Hamasit ndaj Izraelit dhe qëndrojmë në solidaritet me popullin e izraelit. Ne apelojmë për zgjidhje përmes dialogut. Bota ka nevojë për paqe”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Lajmi vjen pas njoftimit në rrjetet sociale të ish-ministres së Punëve të Brendshme nga radhët e OBRM-PDUK-së, Naqe Çulev, ku publikisht pyet nëse Pendarovski dhe Spasovski do të heshtin për faktin se një shef i lartë i MPB-së mbështet, siç thotë ai, Hamasin dhe sulmin në Izrael./Telegrafi/