Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) sot në lidhje me incidentin që ndodhi në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir, njoftoi se në vendin e ngjarjes hetim kanë kryer Prokurori Publik dhe Policia e Manastirit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Pas hetimit është konstatuar se persona të panjohur kanë hedhur shishe qelqi me lëndë të panjohura djegëse, me çka është thyer një pjesë e derës hyrëse e objektit. Nga vendi i ngjarjes janë mbledhur dëshmitë: shishe qelqi, pëlhurë, lëngje të panjohura dhe shirit ngjitës, që të njëjtët janë dërguar në Ministrinë e Brendshme për ekspertizë”, thonë nga MPB.
Ata gjithashtu thanë se Policia e Manastirit po ndërmerr masat e nevojshme për të gjetur kryerësit e thyejres dhe për të zbardhur plotësisht rastin.
Muzeu në Manastir ishte cak i sulmeve edhe në nëntor të vitit të kaluar./Telegrafi/