Site icon Telegrafi

MPB për deportimin e shtetases së Kolumbisë: Policia ka vepruar në mënyrë ligjore

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një kumtese për media ka demantuar shkrimet për kinse parregullsi rreth refuzimit për hyrje në Maqedoni të një shtetase të Kolumbisë Kolumbia, e cila kishte planifikuar të merrte pjesë në një konferencë për ekosistemet në Ohër.

Nga MPB thonë se personi në fjalë ka pasur pasaportë të Kolumbisë me qëndrim të përkohshëm në Zvicër që nuk e liron nga posedimi i vizës për hyrje në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Më 27 prill 2018 në Aeroportin e Shkupit në hyrjen në Maqedoni nga Cyrihu është ndaluar personi N.O.P (31), me dokumente udhëtimi nga Kolumbia. Pas kontrllit të pasaportës është konstatuar se N.O.P nuk posedon vizë valide për hyrje në Maqedoni dhe këtij personi i është refuzuar hyrja në Maqedoni. Nëpunësit në policinë kufitare kanë veruar në pajtueshmëri me rregullat ligjore dhe nuk janë shkelur të drejtat e askujt as edhe dikush është detyruar të hip me dhunë në aeroplan”, thonë në MPB.

Ndërsa nga OJQ “SOS Ohri” gjatë ditës së djeshme thanë se zyrtyrët e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe asaj të Jashtme, janë sjellur jashtë rregullave ligjore me shtetase e Kolumbisë dhe burrin e saj./Telegrafi/

 

Exit mobile version