Site icon Telegrafi

MPB: Për 24 orë janë ngritur 33 kallëzime penale

Në periudhën nga ora 07:00 deri sot në ora 07:00, nga të gjitha Seksionet e Brendshme janë ngritur gjithsej 33 kallëzime penale dhe një lajmërim.

Kallëzimet penale janë ngritur si pasojë e mosrespektimit të rekomandimeve shëndetësore, të vendosura nga qeveria në kohë të epidemisë.

Autoritetet vazhdimisht ju bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat, ndërsa shtojnë se gjobat dhe dënimet janë të larta.

Ndryshe, deri tani zyrtarisht në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 70 persona me coronavirus./Telegrafi/

Exit mobile version