Site icon Telegrafi

MPB: Nuk do të tolerohet asnjë incident gjatë zgjedhjeve

Ministria për punë të brendshme nuk do të tolerojë asnjë incident gjatë procesit zgjedhor dhe në mënyrë më të ashpër dënon të gjitha format e dhunës, u shpreh sot zëdhënësi i MPB, Toni Angellovski, i cili informoi në lidhje me incidentin e djeshëm në Shuto Orizare për të cilin deri më tani janë identifikuar dhe janë marrë për pyetje nëntë persona të cilët kanë marrë pjesë në zënkë.

Angellovski tha se çdo tentativë për shkeljen e procesit zgjedhor demokratik dhe vënies në rrezik të sigurisë së qytetarëve do të sanksionohet në mënyrën e duhur.

Siç sqarojnë nga MPB, për incidentit e djeshëm që ka ndodhur në rr.’Guadallahara’ në Shuto Orizare vijon procesi i mbledhjes së dëshmive për procedurën e mëtejme dhe pritet të rritet numri i pjesëmarrësve në incident./Telegrafi/

Exit mobile version